Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërsa thekson se procesi i negociatave duhet të nisë pa vonesa.

Ambasadorja Kim shpërndan deklaratën e përbashkët të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, të cilën shprehen se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian.

“SHBA dhe BE pajtohen se rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesa. Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit”, shkruan ambasadorja Kim.

Artikulli paraprakSHKODËR, KREU I POLICISË NANO: GODISNI DROGËN DHE KRIMIN
Artikulli tjetërNË KËRKIM SI PJESË E TRAFIKUT TË DROGËS, ARRESTOHET 29-VJEÇARI NGA …