Brad Pitt, Leonardo DiCaprio, Tom Hanks apo të tjerë aktorë, janë dinamikë dhe të veçantë në rolet e tyre, por kanë një detaj të përbashkët: Ata bëjnë të njëjtën gjë, në çdo film.

Portali ETonline ka përzgjedhur 6 aktorët që një detaj e kanë të ngjashëm, në të gjithë filmat e tyre.
1 – Tom Cruise gjithmonë vrapon Aktori Cruise nuk bën dot pa vrapuar në filmat e tij. Ai e ka filluar këtë “zanat” që prej 1981.
2- Brad Pitt gjithmonë konsumon ushqim Brad Pitt nuk bën dot pa ushqim në filmat e tij. Pavarësisht se ai ka çdo rol të veçantë, ai ndodhet shpesh përpara tavolinave plot, apo duke konsumuar diçka në dorë.
3- Leonardo DiCaprio gjithmonë ngre dolli Askush nuk mund të ngrerë dolli më mirë sesa Leonardo DiCaprio në Titanic, The Man in Iron Mask, The Wolf of Wall Street apo The Great Gatsby.
4- John Cusack gjithmonë në shi Kur shohim filmat e tij, shpesh na vjen keq që John Cusack i duhet të jetë në shi për të xhiruar.
5- Tom Hanks kërkon gjithmonë leje Tom Hanks bën atë që të gjithë e bëjnë. Ai kërkon leje të largohet nga një ambjent, për në një tjetër, por interesant është fakti se atij i duhet të ngrihet dhe të largohet pothuajse në çdo film të tij.
6 – Sean Bean gjithmonë “vdes” Sean Bean, që prej 1986 gjithmonë vdes në rolet e tij.

Artikulli paraprakFORMULA ONE, FERRARI PREZANTON MAKINËN E RE SF15-T 
Artikulli tjetërTashme edhe Rita Ora kopjohet nga Rihanna