Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të emrave të pabindurve të PD-së të cilët janë rreshtuar në linjën anti Basha, por që janë paguar nga Bashkia e Shkodrës.
Kryebashkiakja e Ademi është shprehur se nuk merret me cështje të debatikasve, por është në shërbim të qytarëve të Shkodrës dhe këto persona janë paguar për shërbimet qe kanë kryer në bashki si specialistë të fushave respektive.
Nga ana tjetër, Kryetarja e Bashkisë së Shkodres, ka bërë më dije se do të dërgojë në prokurori të gjithë ato persona që shpifin, dhe hedhin baltë për cështje tërësisht të stisura, dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që të denoncojnë cdo rast të abuzimit nëse ato e hasin nga zyrtarë të Bashkisë Shkodër.
Në rrjetet socaile, është publikuar lista e emrave që kanë firmosur të jene pjese e levizjes për ringritjen e partisë demokratike kundër kryetarit Basha, ku në këtë listë nuk kanë munguar as emrat nga Shkodra, anëtarë dhe funksionarë të PD të cilët kane qënë të afert edhe me Bashkinë e Shkodër.