Vetëm 400 turistë kanë kërkuar të marrin informacion zyrtar gjatë këtij sezoni turistik në plazhin e Velipojës. Pavarësisht se një shifër deri diku e pajustifikueshme krahasuar me numrin e pushuesve në kët zonë, përgjegjësi I zyrës së informacionit në Velipojë Renato Lumçi shprehet se ka patur një trend në rritje krahasuar me vitin e kaluar.
Pushuesit më besnikë vazhdojnë të mbeten ato nga shtetet europiane si, Austria, Çekia apo Franca.
Një çift turistësh, japin opinionet e tyre për ditën e parë të qëndrimit në Shkodër.
Ne mberritem mbremjen e kaluar. Po kalonin disa ditë pushime ne malin e zi dhe meqe ishim ne podgorice, kaq prane shqiperise, atehere menduam te kalojme edhe nje nate ketu. Menjehere u nisëm për në shkodër për të parë liqenin, keshtjellen, ishin te mrekullueshme.
Ne po qendrojme ketu ne qender ne fakt, shohim xhaminë dhe rruget e vjetra. Ushqimi është fantastik ketu. Tani na vjen keq që kishim vetem nje dite kohe për të vizituar kete vend te mrekullueshem por ju garantoj që do te kthehem serish. Do ia rekomandoj miqve te mi. Kemi shetitur ne shume vende. 5 vitet e fundit i kemi kaluar ne Torino, por mendoj se tani do t’i ndryshojme planet.
Edhe pse në mesin e sezonit, numri I turistëve që kërkojnë informacion vazhdon të mbetet I vogël, krahasuar me numrin e turistëve që vizitojnë Shkodrën në harkun kohor të një viti.