Deputetët britanikë janë paralajmëruar në lidhje me sulme kibernetike nga ana e hakerave iranianë. Letrat janë dërguar që në 21 nëntor ndërsa sqarohet se policia dhe agjencitë e inteligjencës nuk kishin zbuluar “ndonjë aktivitet armiqësor iranian të fokusuar në mënyrë specifike te parlamentarët”.
“Megjithatë, duke pasur parasysh kërcënimet që autoritetet thonë se janë bërë kundër iranianëve në Britani, të cilësuar si armiq të regjimit atje… kjo është një mundësi e mirë për t’ju kujtuar të gjithëve që të qëndroni vigjilentë. Agjencitë iraniane kanë aftësi të niveleve ta larta për të ktrryer sulme të tilla kibernetike “, thuhej në letra. Paralajmërimi vjen në një kohë që është rritur paralajmërimi rreth veprimeve të mundshme të operativëve iranianë në Britani ndërsa tensionet midis dy vendeve janë në rritje gjithashtu. Më herët gjatë muajit, deputetët britanikë morën udhëzime se si të parandalonin spiunimin dixhital. Ky udhëzim rekomandonte lënien e telefonave jashtë dhomave gjatë bisedave sensitive, instalimin e fjalëkalimeve dhe përdorimin e sistemeve të vërtetimit me dy faktorë kur kyçen në e-mail.
“Më 1 nëntor dëgjuam një deklaratë nga Ministri i Sigurisë, që parashtronte kërcënimin në rritje nga shtetet armiqësore për sigurinë tonë kombëtare dhe planin e qeverisë për të udhëhequr një grup pune për të çuar përpara punën për të mbrojtur integritetin demokratik të vendit tonë. Siç e kanë theksuar ngjarjet e fundit, shtetet armiqësore vazhdojnë të synojnë parlamentarët për të fituar njohuri ose për të ushtruar ndikim mbi proceset tona demokratike për avantazhin e tyre ekonomik, ushtarak ose politik”, thuhej në letra. Dy ditë pas kësaj, Ken Mçallum, kreu i shërbimit të brendshëm të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar MI5, tha se Irani kishte bërë të paktën 10 përpjekje për të rrëmbyer apo edhe vrarë shtetas britanikë ose njerëz të tjerë në tokën britanike dhe po përdorte taktika gjithnjë e më agresive për të shënjestruar këdo që mendohej se ishte armik i regjimit iranian.