Më shumë se 130 persona kanë humbur jetën në Filipine si pasojë e një stuhie tropikale që goditi jugun e vendit, duke shkaktuar përmbytje masive. Disa dhjetëra të tjerë raportohen të humbur nga autoritetet vendase.

Më i godituri është ishulli i Mindanaos ku rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet kanë lënë në qiell të hapur mbi 15 mijë persona, banesat e të cilëve janë shkatërruar plotësisht. Ekipet e emergjencave kaluan gjithë natën në operacionet e shpëtimit, por ndërprerja e energjisë dhe e linjave të komunikimit vështirëson më shumë gjetjen e personave të bllokuar nën rrënoja. Filipinet goditen shpesh nga stuhitë tropikale që shkaktojnë viktima.

Rreth 20 stuhi përshkojnë vendin ishullor çdo vit në sezonin e shirave, që zakonisht fillon që në muajin maj e përfundon në dhjetor

Artikulli paraprakADI KRASTA MERR INAT LUIZ EJLLI-n
Artikulli tjetërNGADALËSIMI I IPHONE-VE TË VJETËR, PADITET APPLE