Të paktën 15 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën të hënën pasi dy trena u përplasën në Bangladesh, tha policia lokale.

Sipas raportimeve, një tren pasagjerësh u përplas me një tren tregtar në Bhairab, rreth 80 kilometra në verilindje të kryeqytetit Dhaka.

“Deri tani, 15 të vdekur janë nxjerrë pas aksidentit dhe shumë të plagosur janë dërguar në spital”, tha zyrtari i policisë lokale, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

Artikulli paraprakTETORI ROZË: MARSHIM SENSIBILIZUES NË SHKODËR
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ PËRFUNDON TURIN 3-DITOR NË KALABRI