Të paktën 15 vetë humbën jetën dhe mbi 24 të tjerë dyshohet të jenë bllokuar nën rrënoja pasi raketa ruse goditën një bllok apartamentesh pesëkatëshe në rajonin e Donetskut të Ukrainës, thanë zyrtarët lokalë të dielën.

Ukraina njoftoi gjithashtu për përleshje me trupat ruse në frontet e luftës në lindje dhe jug, ndërsa Moska tha se forcat e saj goditën depot e ushtrisë ukrainase ku mbaheshin artileri të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, pranë Kostyantynivkas në rajonin e Donetskut. Guvernatori i Donetskut Pavlo Kyrylenko tha se blloku i apartamenteve u godit të shtunën në mbrëmje në qytetin Chasiv Yar. Shërbimi rajonal i urgjencës njoftoi të dielën për 15 të vdekur, duke shtuar se 24 persona të tjerë mund të jenë ende nën rrënoja.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelenskiy, tha në një postim në Telegram se bëhej fjalë për “një tjetër sulm terrorist” dhe se Rusia duhet të konsiderohet si sponsorizuese e terrorizmit.

Artikulli paraprakSUEDIA DHE FINLANDA NË NATO, META FIRMOS PROTOKOLLIN E ANËTARËSIMIT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË SHKODËR, 18-VJEÇARI HUMB KONTROLLIN E MOTOÇIKLETËS DHE PËRPLASET ME SHTYLLËN