Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 36 janë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara prej reshjeve të dendura të shiut në provincën perëndimore kineze të Qinghai-it të enjten, njoftuan mediat vendase.

Reshjet e mëdha dhe të papritura në Datong Hui dhe Tu Autonome County, zona me një popullsi 403.368 të provincës Qinghai filluan të mërkurën vonë, duke shkaktuar përmbytje nëpër male gjë që shkaktuan rrëshqitje të dheut, sipas transmetuesit shtetëror të Kinës CCTV.

Lumenjtë ndryshuan rrjedhën dhe përmbytën fshatra dhe qytete. Më shumë se 6200 njerëz u prekën nga përmbytjet.

Qeveria vendore dërgoi një ekip shpëtimi prej 2.000 personash dhe më shumë se 160 automjete për të ndihmuar në përballimin e fatkeqësisë.

Që nga qershori, Kina është përballur me mot ekstrem nga valët e të nxehtit deri te përmbytjet historike. Qeveria fajëson ndryshimet klimatike, të cilat sipas saj do të ndikojnë gjithnjë e më shumë në ekonomi dhe shoqëri.

Artikulli paraprakNJERIU MË I PASUR I BRITANISË “TROKET” TE MANCHESTER UNITED, HEDH KANDIDATURËN PËR BLERJEN E KLUBIT
Artikulli tjetërNDRYSHIMI I KLIMËS TË SËMUR! SHKENCËTARËT NGRENË ALARMIN: BOTA NË RREZIK NGA KRIZA E SHËNDETIT