PROTESTUESIT: POLICIA NA BËRI PRESION QË PROTESTA TË MOS ZHVILLOHEJ. Banorët e përmbytur të NënShkodrës kanë zhvilluar protestën e tretë ku kërkojnë dëmshpërblimet e palikujduara ende të para 5 viteve.
Kësaj here protesta u zhvillua në hyrje të qytetit. Banorët e NënShkodrës u shprehen se policia ka bërë presion këto ditë që protesta të mos zhvillohet. Protestat e banorëve të NënShkodrës do të vazhdojnë çdo të shtune derisa qeveria të reagojë pozitivisht dhe të plotësojë kërkesat e tyre për dhënien e dëmshpërblimeve.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/o1mL4R4a9P8?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]