Duke mos gjetur një zgjidhje, banorët e Nën-Shkodrës vazhdojnë të protestojnë për dëmshpërblimet ende të padhëna nga qeveria për përmbytjet e 2010-ës.

Kanë humbur gjithçka, pasuria e tyre ka mbetur nën ujë. Protesta e banorëve të përmbytur por të pamdëshpërblyer të Shkodrës do përshkallëzohet me bllokim rrugësh. Ky është viti i dytë që banorët e Nën-Shkodrës protestojnë por deri më sot asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje për dëmshpërblimet. Kryeministri Rama tha se janë dhënë 7 milion euro për përmbytjet e Shkodrës por edhe nëse janë dhënë nuk kanë përfunduar në xhepin e të përmbyturve.

Artikulli paraprakLIVING – 29.01.2016
Artikulli tjetërSHKOLLAT NË ISH-KOMUNA, VUKAJ: KËMBANË ALARMI NË SHUMË PREJ TYRË