Të zhgënjyer, të pashpresë dhe të rrënuar ekonomikisht, banorët e përmbytur i kanë humbur të gjitha shpresat. Paulin Macaj është banor i fshatit Dajc.

Ai njihet si protagonist duke udhëhequr protestat e banorëve të Nënshkodrës për dëmshpërblimin e përmbytjeve. Ndonëse protesta ishte kauza e tyre dhe rruga e vetme për të thyer qeverinë, tashmë po ndodh e kundërta.

Paulini tregon se është në kontakt të vazhdueshëm me banorët të cilët i thonë se nuk e shikojnë më si alternativë mundësinë e protestave sepse janë të lodhur e të zhgënjyer nga qeveritarët.

Paulini akuzon Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati sipas të cilit gjatë një takimi në Dajc shpërndau frigorifera dhe lavatrice për ti’u mbyllur gojën banorëve të cilët sipas Macaj ndryshe deklarojnë e ndryshë veprojnë dukë vënë të parën partinë e jo ekonominë.

Përmbytjet kanë vështirësuar jetesën e rreth 40 mijë banorëve që jetojnë në fshatrat e Nënshkodrës.Tek ata ka vetëm dëshpërim. E ndjejnë veten të braktisur dhe të përbuzur nga qeveria

 

Artikulli paraprakBUJAR QAMILI SHTRON IFTAR PËR BESIMTARËT
Artikulli tjetërPOLITIKA SHQIPTARE URON FITER BAJRAMIN