Sa me shume qe kalojne muajt mbi shtyerjen e hapjes se dosjeve aq me teper zvogelohen shpresat se ky procesa do te shkoje sipas parashikimeve.Ky eshte mendimi I kreut te shoqates se ish te perndjekurve politike shkoder zenel drangu sipas te cilit qeveria po mundohet ta anashkaloje.
Fillmi I ketij procesi duhej te ishte shtatori I vitit te kaluar, por sot jemi ne mars te 2016-es. Sipas shoqates se te perndjekurve diktatura komuniste dhe shërbimi i saj sekret vrau, burgosi dhe përndoqi dhjetëra mijëra kundërshtarë politikë.Sot pas 25 vitesh, ish të burgosurit politikë po marrin vetëm disa premtime boshe, por asnjë persekutor dhe informator i tyre nuk ka marrë asnjë ndëshkim apo pengim në karrierën administrative.Ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit ka hyrë në fuqi prej muajsh, por ende nuk ka gjetur zbatueshmëri. Puna është bllokuar që në hapat e para të saj, e cila ka të bëjë me përzgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Ligji parashikon që një muaj nga miratimi i tij, duhet të kryhet përzgjedhja e anëtarëve.