SHOQATA KA DALË NË NJË QËNDRIM PUBLIK KUNDËR PUSHTETIT
Shoqata e ish të përndjekurve politikë në Shkodër ka mbajtur një qëndrim kundër qeverisë aktuale, për padrejtësitë që sipas tyre janë duke iu bërë kësaj shtrese të popullsisë shqiptare.

Kryetari i kësaj shoqate Zenel Drangu në një deklaratë për shtyp është shprehur se po miratohen ligje përmbi ligje për të vonuar dëmshpërblimin. Të përndjekurit politik, pothuajse për vite të tëra janë duke kërkuar të njëjtat gjëra ku kryefjala është dëmshpërblimi që u takon me ligj. Mëgjithatë, pritet që në ditët e ardhshme shoqatat e ish të përndjekurve së bashku me unionin mbarëkombatër të integrimit të të burgosurve politik të përshkallëzojnë pretendimet ndaj qeverisë aktuale.

 

 

 

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/pAO1ednHtaI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVARRI MASIV, RINISIN GËRMIMET NË RUDNICË
Artikulli tjetërSHKODRAN MUSTAFI TEK VALENCIA PËR 8 MLN EURO