Ish të përndjekurit politik në Shkodër janë të zhgënjyer nga vendimi i marrë në Parlament pak kohë më parë se nipat dhe mbesat e ish të burgosurve politik nuk përfitojnë dëmshpërblim në rast se nuk kanë një prokurorë të gjithë bashkë nga personi që ka qenë i dënuar.
Ky vendim thotë kreu i ish të përndjekurve në Shkodër Zenel Drangu është ankimuar në gjykatën kushtetuese.
Sa i përket këstit të tretë për familjarët e ish të burgosurve Drangu shprehet se ka shpresa se do të jepet por në fokus më parë janë rreth 250 persona ish të dënuar që janë të gjallë.
Drangu tregon edhe dokumentacionin që u nevojitet familjarëve të ish të dënuarve për të përfituar këstin e tretë.
Në gjithë këto vite procesi për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik duhej që të kishte kryer më parë, shqetësim të cilin e kanë shprehur edhe vetë ish të përndjekurit disa herë.