Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtarë të premten, 28 dhjetor ora 10:00. Mbledhja do të nisë me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministër i vendit, Edi Rama dhe në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Më konkretisht, ndër to vlen të theksohet riorganizimi i brendshëm i PS, miratimi i vendimit për krijimin e regjistrit dixhital të PS, miratimi i vendimit për krijimin dhe funksionimin e shtabeve elektorale në të gjitha
nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, thirrja e kongresit të PS në datën 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS.
Dy ditë më parë, PS mblodhi Kryesinë ku u diskutua protesta studentore dhe shkaqet që e sollën atë, roli i FRESSH ndaj të cilëve kryeministri nuk kurseu as kritikat për punën e dobët në informimin e studentëve dhe të rinjve për ligjin e Arsimit të Lartë,
korrigjimi i gabimeve në qeverisje etj. Ndërsa sa i takon ndryshimeve në qeveri, të lakuar ajo pak nga media dhe opinionistë, kreu i qeverisë tha se çdo gjë do vijë hap pas hapi.