Bashkia Shkodër këtë të premte do ti jap start turneut të çiklizmit i cili mban emrin e çiklistit të njohur “Agim Tafili”.

Ky turne i cili vjen në nderë të tij nuk ndalet vetëm në promovimin e këtij sporti por edhe në promovimin e qytetit tonë si qender e organizimit të disa aktiviteteve ndërkombëtare tashmë.

Nga Ballkani por jo vetëm do jenë pjesmarrës ekipe fëmijësh ku me mbështetjen edhe të Federatës së Çiklizmit do të zhvillojnë aktivitetin. Vinifreda Gazulli përgjegjëse për sportin në bashkinë Shkodër për Star Plus tregon se ky aktivitet vjen i mbështetur për herë të parë edhe financiarisht.

Ky trofe mban emrin e shkodranit Agim Tafili, në ndër të tij dhe si një shembull për tu ndjekur në vazhdimësi. Turneu zhvillohet në datat 20 – 21 Prill 2018 dhe marrin pjese me shume se 60 sportista ku etapa e parë do të do të zhvillohet më 20 prill me itinerarin nga dalja e Tiranës deri në Shkodër.

Ndërsa një ditë më pas, pra të shtunën më 21 prill do të zhvillohet etapa e dytë, ajo Shkodër- Pukë- Shkodër.

Artikulli paraprakLEZHË, KAFSHË TË NGORDHURA LUNDROJNË MBI DRIN
Artikulli tjetërKRAJA: TALLJE ME “VLLAZNINË B”, KJO ËSHTË PËR “GUINNES”