
Kjo është Drita Gurra, nëna e dy vajzave Manuela 10 vjeçare dhe Manjola vetëm gjashtë vjeç. Pesë vjet me parë, me vdekjen e bashkëshortit, përballimi I jetesës për të u bë më I vështirë për shkak të mungesës së të ardhurave. Të ardhurat e vetme që ka janë vetëm pensioni familjar prej 5 mijë lekësh të vjetra bën të ditur kryefamiljarja.
Gruda bën të ditur se nuk ka mundur të sigurojë një punë fiske, pasi nuk ka një familjar që të kujdeset për dy vajzat e saj të vogla.
Drita Gurra kërkon nga institucionet që të marrin parasysh vështirësitë e saj dhe të rrisin përkrahjen sociale, pasi siç thotë ajo, nuk ka një copë bukë për dy vajzat e saj në fund të ditës.
Menjëherë pas identifikimit të rastit stafi I Star Plus dhe Big Market në Shkodër siguruan disa pako ushqimore për të ndihmuar familjen Gurra në këto ditë të fundit të vitit. Ndërkohë që dhurata më e bukur për familjen Gurra në këtë fundvit do të ishte rritja e pensionit familjar, I cili ka vlerën e pesë mijë lekëve të vjetra.