Vështirësitë për të kaluar në rrugën “Suka e Kunorës” në qytetin e Shkodrës janë të mëdha. Banorët tregojnë se punimet e nisura disa muaj më parë për rikonstruksionin e rrugës janë lënë përgjysëm . Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse jo vetëm shtrimin e asfaltit, por të ndërhyet edhe në kanalizime dhe ndriçimin e zonës që është problem prej vitesh.

Premtimet kanë qënë të shumta për rikonstruksionin e këtij aksi, por sipas banorëve asnjë nuk është realizuar deri më tani.

Rruga “Suka e Kunorës” në qytetin e Shkodrës vijon të jetë e amortizuar prej më shumë se 30 vitesh. Banorët tregojnë se gjatë stinës së dimrit si pasojë e reshjeve të shiut rruga bëhet pothuajse e pakalueshme.

Artikulli paraprakTREGU I RUSIT HAPET ME 15 DHJETOR
Artikulli tjetërSIGURIA USHQIMORE, AKU SHTON KONTROLLET