Orët e fundit ka një përhapje masive të thirrjeve, kërkesave apo nismave për të riluajtur finalen e Kampionatit Europian.

Edhe pse mbetën tepër të zhgënjyer një ditë më parë, tifozët anglezë janë rikthyer në sulm për të rindezur shpresat e “It’s coming home”, duke rikthyer në fushë finalen Angli-Itali.

Kërkesa e tyre që ka arritur në pak orë me mbi 53 mijë firma, vë fajtorin e madh arbitrin Kuipers sipas të cilëve ai është përgjegjës pasi nuk nxorri me karton të kuq Chiellinin në faullin ndaj Saka të cilin e mbajti nga fanella.

Tifozët pretendojnë kartonin e kuq në minutën e 96’ që do të ndryshonte fatin e ndeshjes por që gjithsesin do të mbetet thjesht një ëndërr e keqe e parealizuar pasi shanset janë zero. Po aq sa u përsërit edhe ndeshja Zvicër-Francë ku u mblodhën mbi 200 mijë firma dhe në fund, asgjë! Kampione mbetet Italia deri në Europianin e ardhshëm.

Artikulli paraprak‘ALO, TEK KOMUNA PARISIT DREJTUESI I MAKINËS PO ECËN SI I ÇMENDUR’, POLICIA NDËSHKON SHOFERËT NGA ‘TELEFONATAT QË SHPËTUAN JETË’: DUKET SI I PIRË
Artikulli tjetërFRANCA ‘IZOLON’ TË PAVAKSINUARIT NGA GUSHTI, PUNONJËSIT E SHËNDETËSISË NUK MARRIN PAGË PA VAKSINIM