Ura e Mesit ka rënë pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm kohët e fundit. Këta persona kanë dëmtuar jo vetëm mejdisin përreth duke depozituar mbetje nga më të ndryshmet por kanë dëmtuar edhe strukturën e urës. Drejtorja rajonale e trashëgimisë kulturore, Besara Podgorica I drejtohet me një thirrje banorëve të zonës.
Ndërkohë, drejtorja Podgorica tregon se janë hartuar projekte për mirëmbajtjen e urës.
Ura e Mesit është një nga monumentet kulturore shumë të vizituara në qarkun Shkodër. Me mijëra turistë gjatë vitit vizitojnë këtë zonë, por fatkeqësisht u duhet të përballen edhe me situata tejet të pakëndshme për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit të komunitetit për mirëmbajtjen e këtij monumenti kulturor mijëra vjeçar.