8 dhjetori shënon ditën kombëtare të rinisë. Por në këtë ditë e cila simbolizon kryengritjen kundër komunizmit 32 vite më parë, problemet e të rinjve mbeten thuajse të njëjta. Papunësia, cilësia e dobët e arsimimit, pasiguria për të ardhmen bashke me hapësirat kushtuar të rinjve janë problemet kryesore. Emigrimi mbetet zgjidhja për pjesën më të madhe të tyre.
Nga shumica e të rinjve që dëshirojnë emigrimin Ilta Bërdica është një prej atyre që e mendon ndryshe, të shkollohet jashtë Shqipërisë dhe të rikthehet për të punuar si mjeke.
Edhe pse përballen me shumë probleme të rinjtë shprehen se nuk protestojnë sepse ka humbur shpresa se diçka mund të ndryshojë.
Ikja e të rinjve shqiptar për Marjan Lukanin, pjesë e qendrës Arka që në fokus ka rininë ngjan me luftën civile të vitit të mbrapshtë 1997-të.
Apeli i Lukanit shkon për gjithë deputetët të majtë e të djathtë që të ndryshojnë fatet e vendit.
Shkodra por edhe qytetet e tjera të veriut kanë numrin më të lartë të të rinjve që vitet e fundit kanë emigruar për shkak të pamundësive në Shqipëri. 8 dhjetori i këtij viti, dita që simbolizon revoltën e të rinjve shqiptar kaloi si një ditë e zakonshme.