Shkollat profesionale të Shkodrës por edhe nga qytete të tjera shfaqën punët e tyre në takimin rajonal që u zhvillua në Shkodër me praninë e ministrit Blendi Klosi dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.

Drejtorja e përgjithshme e punësimit dhe arsimit profesional Silva Radovani u shpreh se të rinjtë kanë një mundësi të mirë për t’u punësuar dhe për të qenë të suksesshëm në jetë. Drejtorja Radovani ka një thirrje edhe për prindërit dhe të rinjtë që të fokusohen tek arsimi profesional.Të rinjtë e shkollave profesionale kanë patur një mundësi të mirë për t’u promovuar gjatë takimit rajonal teksa kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të biznesit.

Artikulli paraprak6 MAJI, DITA BOTËRORE E MELANOMËS
Artikulli tjetër6 MAJI, NJË DITE FESTE PËR SHKODRËN