Profesionistët e rinj të partisë socialiste të Shkodrës janë mbledhur në një takim në përbashkët në mjediset e hotel Colosseo në praninë e të deleguarit të PS Ditmir Bushati dhe sekretares për rininë Elisa Spiropali.

Disa prej të rinjve shprehen shqetësimin e tyre për ligjin për profesionet e lira për taksat e larta dhe të papërballueshme për ta. Sekretarja e rinisë Spiropali ftoi të rinjtë e shkolluar që të mos largohen nga Shqipëria porn ë mënyrë të organizuar të japin kontributin e tyre në Shqipëri. Zërat kritik nga profesionistët e rinj duhet të jenë më të shumtë sipas të deleguarit të PS në Shkodër Ditmir Bushati. Ky takim me profesionistët e rinj nga partia socialiste do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të parë se cilat janë kërkesat e tyre dhe për t’i motivuar që të jenë aktiv në jetën profesionale dhe publike.

Artikulli paraprakKUÇI: BIZNESET TË EVADOJNË MBETJET SIPAS ORAREVE
Artikulli tjetër“AT PJETËR MËSHKALLA” ORGANIZON AKTIVITET LETRAR