Ndeshja e rradhës për ekipin e basketbollit të të rinjve të Vllaznisë, ka qenë ajo e zhvilluar mesditën e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Superior Klima.
Djemtë shkodranë të drejtuar nga trajneri Roland Koka e kanë dominuar lojën që nga fillimi e deri në fund duke fituar me rezultatin 70-59. Natyrisht që ka qenë një fitore e merituar megjithatë ky ekip mund të përmirësohet edhe më shumë duke arritur rezultate të mira në vazhdim Rezultatet e javëve të para nuk kanë qenë ato të duhurat sepse ka patur edhe humbje megjithatë përbërja e skuadrës premton shumë për të ardhmen e basketbollit shkodranë .
Disa probleme shëndetësore të disa prej lojtarëve të këtij ekipi, kanë ndikuar edhe në këtë ecurinë e ekipit por nga java në javë me siguri që fitoret do të vijojnë dhe ngjitja e ekipit në renditje do të vazhdojë.