“Rinia ka qënë gjithmonë burimi i frymëzimit dhe fitoreve të mëdha”.
Ky është mesazhi i përcjellë nga kadidatja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, në festën e organizuar me të rinjtë e grupseksionit nr. 1 në Shkodër. Ulqinaku tha më tej se ka mbetur vetëm një javë nga fitorja e madhe që Partia Demokratike do të korrë në këto zgjedhje.
I pranishëm edhe kryesuesi i listës së Shkodrës, Romeo Gurakuqi, falenderoi të rinjtë për pjesëmarrjen. Nënkryetarja e FRPD-së, Benardeta Syku, vlerësoi figurën e Izmira Ulqinakut si të denjë për të përfaqësuar të rinjtë shkodranë në parlament. Ndryshe nga vitet e tjera, Partia Demokratike e Shkodrës ka futur më shumë figura të reja në listat e saj të kandidatëve për deputetë.