Arsimi i mesëm profesional po shihet si zgjedhja e duhur për ata që duan të përfitojnë një profesion dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës.Në Lezhë, interesi i nxënësve të orientuar drejt shkollave profesionale është në rritje, ndërsa regjistrimet kanë nisur që prej fillimit të muajit korrik.Degët më të kërkuara janë hoteleri-turizmi dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit thotë drejtori i shkollës “Kolin Gjoka” Bardh Dedgjonaj.
Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” frekuentohet nga nxënës që vinë nga zona të ndryshme veriore, pasi në funsion të sajë është dhe konvikti, ndërsa këtë vit janë shtuar kategoritë që do përfitojnë bursa si dhe do të kompensohet transporti për nxënësit më largësi deri në 5 km.
Nevoja e sektorit privat për punonjës të kualifikuar po nxit të rinjtë drejt arsimit profesional, teksa pjesa më e madhe e nxënësve të shkollës “Kolin Gjoka” punësohet pa përfunduar ende studimet.