Vetëm pak ditë më parë “Star Plus” ka trajtuar historinë e familjes Frroku, me vajzën e tyrë të sëmurë, të cilët jetojnë në gjendje të mjerueshme në fshatin Bardhaj. Pas transmetimit të kronikës, disa të rinj nga Shkodra kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar sadopak këtë familje. Ata vizituan çiftin e të moshuarve, ku i dhuruan disa veshmbathje dhe pako ushqimore. Ndërsa shprehen mjaft të gëzuar, Ndue dhe Katerina kanë falenderuar të rinjtë për ndihmën e dhënë.

Familja Frroku prej 20 vitesh jetojnë në varfëri në fshatin Bardhaj. Banesa e tyre është e shkatërruar, dita ditës rrezikon të shembet. Përpos varfërisë së tejskajshme, vajza e tyre është e sëmurë. Temperatura e lartë që në vegjëli i ka shkaktuar asaj zhvillim të vonuar.

Kujdesi ndaj saj sa vjen dhe bëhet më i vështirë për prindërit e saj për shkak edhe të moshës që kanë.

Artikulli paraprakNDËRHYRJA NË URËN E ZOGUT DREJT FUNDIT
Artikulli tjetërRESHJET, EMERGJENCAT: S’KA VEND PËR PANIK