Edhe familjet në vështiresi ekonomike në Lezhë, do të kenë mundesi ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve si gjithë të tjeret.Për ta kanë menduar një grup vullnetaresh të rinj, të cilët pasi kanë identifikuar problematikat e njerëzve në nevoje ju kanë ardhur në ndihmë me pako ushqimore.Vullnetarët arriten të mbështesin 100 familje, ndërsa kërkuan solidarizimin e të gjithë shoqërisë për tju ardhur në ndihmë përsonave në nevojë.
Rritja e kostos së jeteses ka vënë në vështiresi shumë familje në Lezhë, të cilët përshkak të ardhurave të pakta nuk po mund ti festojnë festat e fundvitit si gjithë të tjeret.