Historitë e suksesit të disa të rinjve profesionistë në fusha të ndryshme që zgjodhën Shqipërinë për të qëndruar duke mos emigruar erdhën si shembuj pozitiv për studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Valmira Gogo, pedagoge e gazetarisë në një universitet në Tiranë përmes këtij projekti të mbështetur nga BE dhe qeveria gjermane, thotë se ka ende shumë të rinj tonë që e shohin të ardhmennë vendin tonë.
Denisa Bajraktari dhe Behar Tallalli janë dy prej studentëve që kanë zgjedhur Shqipërinë ndërsa tregojnë se mundësitë janë të shumta pa patur nevojë që të rinjtë të emigrojnë.
Dy studentët që kanë gjetur veten në vendin tonë kanë një mesazh për gjithë ata të rinj që kërkojnë të largohen nga Shqipëria.
Projekti “Zgjodhën Shqipërinë, Po ti” do të vijojë të prezantohet edhe në qytete të tjera me qëllimin që përmes shembujve të suksesit të motivohen të rinj të tjerë që të shohin mundësitë e zhvillimit të tyre në vendin tonë.