Pas ministres së Arsimit, sot ka qënë radha e ministrit të Shëndetësisë që të sulmohej me vezë e domate nga disa të rinj, në shenjë revolte ndaj pushimit të një nënpunësi.

Me banderola në duar, në të cilën përcillnin një mesazh të qartë, ata nuk kanë lejuar qe Ilir Beqaj që të hynte në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë. Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e uniformave blu të Tiranës. Një grup të rinjsh kanë gjuajtur me vezë, paracetamol dhe domate ministrin. Me banderola në duar, ku ndër të tjera shkruhej “Beqaj nuk kalon. Suksese në jetë”, ata e kanë akuzuar duke i thënë “je hajdut”. Kjo protestë vjen pak ditë pasi në media doli një audio-regjistrim ky Beqaj dëgjohej se si pushonte nga puna zyrtarin në Tropojë, sepse nuk kishte marrë pjesë në mbledhjen e PS-së

Artikulli paraprakMBLIDHET BYROJA E KUVENDIT PËR TË SHQYRTUAR GRUSHTIN E PALOKËS NDAJ ILIR BEQAJT
Artikulli tjetërZONAT MALORE, GATI PROPOZIMI PËR ÇËSHTJEN E TOKAVE