Gjatë mbrëmjes së sotme, një grup të rinjsh do të qëndrojnë gjatë gjithë natës para Parlamentit, kjo në shenjë proteste kundër vendimit për të importuar plehrat nga vendet e tjera.
Protesta e radhës është njoftuar për ditën e enjte, përpara Kuvendit, teksa do të nisë seanca parlamentare. “Sot ora 23:00, nje grup djemsh dhe vajzash, do e gdhijme para Parlamentit, per te mbrojtur Shqiperine tone nga plehrat. Do jemi te bashkuar, per te pritur te nesermen, diten finale, kur ne Parlament do te votohet pro ose kunder ligjit te importit te plehrave ne Shqiperi. Ashtu si tre vjet me pare kur mbrojtem vendin nga armet kimike duke e gdhire, neser ftoj çdo te ri dhe te re, çdo njeri te lire dhe te zakonshem te ketij vendi, te djathte, te majte, te qendres, çdo media te jete bashke me ne, para Parlamentit. Kjo eshte beteja e te gjitheve pa dallim, kjo eshte finalja e finaleve, ia kemi borxh vetes tone, familjeve tona, femijeve tane. Nata do jete e gjate dhe e ftohte, keshtu qe merni batanije me vete dhe te bashkuar si asnjehere me pare te detyrojme politiken te votoje kunder plehrave! Me ndihmen e Zotit, te bashkuar kunder plehrave!”.