Ne sallën e këshillit bashkiak u zhvillua takimi i radhës për punishten e së ardhmes i cili vjen si bashkëpunim i Bashkisë Shkodër me fondacionin gjerman “Konrad Adenauer”.
Të pranishëm në aktivitet, ishin përfaqësues të pushtetit lokal, dhe të administratës.
Më tej kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se përfshirja e të rinjve në vendimarrje është një model I mire për krijimin e partive politike, frymës demokratike, që njeh zërin e të gjithëve dhe votën e lirë.
Ishin të rinjtë e grupit “Future” njëkohësisht të shkollave të qytetit , të cilët prezantuan projektet e tyre për zhvillimin e qytetit të Shkodrës, duke u bërë pjesë kështu e vendimarrjes shoqërore dhe politike.