Nuk ka qënë një vizitë e zakonshme, ajo e të rinjve të gjimanzit Pjeter Meshkala ne burgun e Spacit.
Nje vend i zymte dhe me nje histori rrenqethese, per vete torturat qe ky vend solli per shqiptaret. Shoqata Drejtesi dhe Paqe ka organizuar nje vizite studimore me te rinjte e kesaj shkolle te cilet kane pare nga afer kete vend, qe per vite me radhe, mblodhi rreth tij, ne menyren me c’njerezore, intelektualet e shqiperise. Në rrënojat e këtij burgu fshihet një e shkuar që për pjesën më të mirë të shqiptarëve është pak i njohur, ndërsa për ata që e kanë përjetuar këtë ferr gjithçka është aty. Ndonëse pa tela me gjemba, roje apo terror, grykat e kësaj lugine dhe portat hyrëse të minierave shprehin qartë mundimin që ka sjellë një sistem për mijëra intelektuale që e menduan vendin e tyre ndryshe, moment që fatmirësisht gëzojnë sot të gjithë shqiptarët.