Të “rritësh” brenda disa javësh diamantë identikë me ata të nxjerrë nga një minierë, si edhe më të lira, kjo është sfida e suksesshme e një sipërmarrjeje të re në veri të Parisit, që po përgatitet ta rrisë prodhimin e saj, duke përfituar nga përhapja e gurëve të çmuar laboratorikë në tregun e argjendarisë.

Në një dhomë të mbushur me makineri të zhurmshme, dy inxhinierë vëzhgojnë përmes një dritareje të vogël pesë gurë të vegjël, që shkëlqejnë në një furrë me temperaturë në mijëra gradë. Këtyre gurëve do t’u duhen nga tre deri në gjashtë javë për t’u bërë diamante, ndërkohë që mosha mesatare e gurëve të çmuar të formuar nën tokë llogaritet në një miliardë vjet.

“Diamanti s’është veçse karbon, kështu që ne krijojmë kushtet e duhura që ky karbon të depozitohet atom pas atomi dhe diamantet prodhohen si ëmbëlsira”, tha Alix Gicquel, 64 vjeçe, presidente e sipërmarrjes Diam Concept.

Kjo shkencëtare me një përvojë 30-vjeçare zbuloi se mund të krijohen diamante nga plazma, gjendja e katërt e lëndës, që është pikërisht tema e studimeve të saj.

Artikulli paraprakSHEMBET PALLATI 7 KATËSH, KTHEHET NË ‘HI’
Artikulli tjetërORËT E PRITJES PËR MAQEDONINË E VERIUT, ZAEV: JAM I BINDUR SE DO TË FILLOJMË NEGOCIATAT