Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy përsona të shpallur në kërkim të cilët me vendim gjykate janë lanë në arrest me burg. Njëri i akuzuar për vjedhje dhe tjetri një 39 vjeçar nga Saranda për kontrabandë mallrash.
Në njoftimin e policisë thuht se: Policia Vlorë ka kapur e ndaluar shtetasin, Detjon. R., 25 vjeç, banues në Vlorë pasi ndaj shtetasit të mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”. Si dhe nga, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë ndaluar shtetasin, Mustafa. M., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i mësipërm është i dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, të parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal. Policia thotë se Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.