Të shtënat me armë zjarri në Luarz të Velipojës kanë ngritur në këmbë forca të shumta policie por edhe forcat e FNSH.
Blutë e Shkodrës ndodhen në vendngjarje, por deri tani fatmirësisht nuk raportohet për persona të prekur nga plumbat.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe dyshon se aty ka pasur një përplasje me armë mes disa personash. Këta të fundit kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me kallashnikov, referuar edhe gëzhojave të gjetura në vendngjarje