Një banesë është qëlluar me armë zjarri. Policia është njoftuar për ngjarjen paraditen e djeshme, ndërsa hetimet paraprake kanë zbuluar më pas se ka qenë vetë e zonja e shtëpisë që ka organizuar gjithë këtë me qëllim përfitimin e azilit.
“Rreth orës 10:30, është marrë informacion se në fshatin German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat, është dëmtuar muri i banesës së shtetases M.B, 68 vjeçe”, njoftoi Policia. Nga veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar një vrimë në murin e kësaj banese, e cila dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Në rrugicën përballë me banesën u gjetën dy gëzhoja automatiku model 56. Dyshohet se kjo ngjarje ka qenë stimul nga vetë të dëmtuarit me qëllim përfitim të azilit në një shtet të huaj, ku kjo shtetase ka jetuar si azilante dhe është kthyer në vendin tonë. “Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal”, shtuan të njëjtat burime.