Të shtëna me armë në Bruksel, një i vdekur

 

Të shtëna me armë zjarri raportohet se janë shënuar në Bruksel mbrëmjen e kësaj të premteje, ndërsa një person ka mbetur i vdekur. Viktima është qëlluar pasi ka sulmuar dy ushtarë në rrugë, me një thikë. Sipas transmetuesit belg RTBF, sulmuesi ishte një somalez rreth 30 vjeç, i cili bërtiti “Allah Akbar” gjatë sulmit të tij ndaj ushtarëve. BBC shkruan se ‘një burrë është qëlluar në qendër të Brukselit pasi sulmoi dy ushtarë me një thikë, bëjnë të ditur raportimet”.Pamjet nga vendngjarje tregojnë se policia dhe shërbimet e emergjencës kanë rrethuar zonën. Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar të shtëna me armë.Nuk është ende e qartë nëse autori i sulmit i ka shpëtuar të shtënave. Policia e Brukselit nuk ka komentuar ende ngjarjen.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË LOKAL NË ZONËN E ISH-BLLOKUT
Artikulli tjetërSEMINARISTET MILANEZE VIZITOJNE XHAMINE E PARRUCES