Të shtëna me armë në Durrës një i plagosur në zonën e plazhit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen kësaj të hëne në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, e njohur si lagjia e plazhit. Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat, i cili është identifikuar me inicialet H.K, 42-vjeç, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt për çështje borxhi. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Licenza Creative Commons Ndalohet riprodhimi i shkrimit!

Artikulli paraprakLLOGARITARI I AUSCHWITZ,GJYKATA RRËZON ANKIMIMIN E 95-VJEÇARIT
Artikulli tjetërPRINCESHA ELIA ZAHARIA URON FESTEN E PAVARESISE SE SHQIPERISE