Një person ende i pa njohur ka hapur zjarr kundër forcave që ruanin godinën e partisë opozitare PASOK në rrugën “Harilao Trikupi” në lagjen “Eksarqia” të Athinës.

Sipas informacioneve të para, personi i armatosur ka qëlluar tre herë me një armë automatike kallashnikov,duke plagosur një polic,i cili është dërguar me urgjencë në spital. Mjekët thanë se i plagosuri ka dy shenja plumbash,për fat nuk i rrezikohet jeta. Menjëherë në zonë kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po kërkojnë nëpër rrugicat e “Eksarkias” personin e armatosur. Policia e ka cilësuar sulmin si një akt terrorist. Dyshohet se atentatorët janë anëtarë ende të pa arrestuar të ndonjë organizate terroriste vendase. Një ditë më parë, ministri i Mbrojtjes së qytetarit deklaroi se tashme asnjë organizatë terroriste nuk është aktive, mbas arrestimit të terroristes Pola Rupa dhe një bashkëpunëtoreje të saj.

Artikulli paraprakRREGULLA TË REJA! PATENTA EDHE PËR 16 VJEÇARËT, JA PROCEDURAT
Artikulli tjetërTRUMP DO TË EMËROJË DHËNDRIN NË POSTIN E KËSHILLTARIT