Të shtëna me armë në një diskotekë, mes dy viktimave edhe sulmuesi
Dy persona mbetën të vrarë, ndërsa tre të tjerë u plagosën rëndë nga të shtënat me armë në një diskotekë në qytetin Constance të Gjermanisë.Mes viktima është edhe agresori i cili u qëllua nga policia ndërsa largohej nga klubi i natës.Siç raportojnë mediat, sulmuesi rreth 34 vjeç hapi zjarr rreth 04:30 të mëngjesit së të dielës duke vrarë një person. Një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr në një klub nate në Gjermani, ndërsa ka vrarë dy persona dhe ka plagosur rëndë tre të tjerë. Agresori rreth 34 vjeç është qëlluar nga policia me qëllim neutralizimin e tij, por më pas, edhe ai ndërroi jetë në spital duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet, por ende nuk dihet shkaqet apo motivet e këtij agresioni. Ngjarja shkaktoi panik në rradhët e personave që ndodheshin në godinë gjatë momentit që ndodhi gjithçka. Ata kanë vrapuar për të dalë jashtë ambienteve të klabit ose janë fshehur me qëllim që mbroheshin nga agresori. Mediat gjermane kanë raportuar se një nga viktimat e këtij rasti, ishte një i ftuar special, por kjo gjë mbetet për t’u vërtetuar nga versioni zyrtar i policisë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe agresorit, një oficer ka mbetur i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, më e rëndë paraqitet sitauta për tre të plagosurit e tjerë, të cilët janë në një gjendje kritike. Autoritetet gjermane pritet të dalin shumë shpejt me një deklaratë për mediat për të zbardhur më shumë detaje.