Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në një lokal lojrash fati në komunën e Caravaggio në provincën Bergamaske në Itali.

Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje dy persona që ndodheshin brenda ambienteve të këtij lokal. Viktimat janë një cift italian në moshën 51 dhe 40 vjec.

Lokali ndodhet brenda një qëndre tregtare e të shtënat me armë kanë shkaktuar një panik të madh mes njerëzve.

Në vendngjarje ndodhet policia lokale si dhe kryetari i bashkisë së komunës së Caravaggios.Autori i krimit është shpallur në kërkim.

Ndër hipotezave e shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë është dhe motivi pasional, por ende i pakonfirmuar nga policia.

Artikulli paraprakBASHA-FLECKENSTEIN, BASHA :NË KRAH TË QYTETARËVE NË ÇDO PROTESTË
Artikulli tjetërKONFERENCA IPESHKVNORE E SHQIPËRISË REAGON PER ZHVILLIMET E FUNDIT NE VEND