Dy studentë kanë mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi një person hapi zjarr në një shkollë të mesme në San Juan County të New Mexico.

 

Sipas mediave të huaja sulmuesi ka mbetur i vdekur gjatë sulmit në rrethana të paqarta, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij apo arsyet që e shtynë të hapte zjarr.

Sipas autoriteteve e paqartë gjithashtu është edhe fakti nëse zjarri u hap brenda apo jashtë ambienteve të shkollës, ndërsa policia bëri evakuimin e nxënësve dhe rrethoi territorin për çështje sigurie.

Artikulli paraprakRONALDO FITON TOPIN E ARTË PËR HERË TË PESTË, BARAZON MESSIN
Artikulli tjetërNË MINUTËN E 97-TE, SKËNDERBEU PËRFUNDON NË VENDIN E FUNDIT