Vetëm dy ditë pas masakrës së Floridas, duket se një tjetër ngjarje e rëndë është duke ndodhur në një shkollë në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Highline College” shkroi në faqen zyrtare në “Facebook” se shkolla është mbyllur, ndërsa policia po vepron në evakuimin e ndërtesave përreth, ndërsa i ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre.

Vetëm dy ditë më parë, të paktën 12 persona mbetën të vdekur ndërsa, 50 të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas.

Artikulli paraprakSHBA I NDALOI HYRJEN, ADRIATIK LLALLA: LU KEQINFORMOI DASH
Artikulli tjetërARTISTËT ME NJË QËNDRIM: QEVERIA KA ARMIQËSI NDAJ NJERËZVE TË PUNËS MENDORE