Të shtëna me armë në rrugën “Mujo Ulqinaku”,nuk ka te lenduar

 

Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Mujo Uqinaku”, pranë një parkingu në kryeqytet, rreth orës 20:00. Menjëherë pas marrjes së informacionit në venndgjarje kanë shkuar forcat policore dhe nga hetimet e para raportohet se gjatë një konflikti të çastit, 2 drejtues mjetesh janë konfliktuar dhe është gjuajtur me armë. Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe nuk ka persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar edhe personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Artikulli paraprakOPERACIONI “VJESHTA 2017”, DY TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërSHQIPTARES I VJEDHIN LOKALIN NE LONDER