Autorja femër e sulmit në selinë e Youtube, e cila plagosi me armë tre persona, u gjet e vetvrarë dhe me plagë të rënda në trup sipas njoftimit të policisë.

Policia bëri të ditur se pranë autores u gjet një pistolet, por nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me identitetin e autores apo shkaqet e sulmit me armë të cilat e shtynë atë drejt këtij veprimi.

Të plagosurit e këtij sulmi janë një burrë 36 vjeçar i cili është në rrezik për jetën, një grua 32 vjeçare e cila ka marrë plagë të rënda dhe një 27 vjeçare e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Todd Sherman një nga menaxherët e You Tube ka treguar momentet e panikut që kanë përjetuar punonjësit gjatë incidentit.

Artikulli paraprakHIDHET NGA KATI I TRETË, NDËRRON JETË
Artikulli tjetërPOLICIA GJERMANE KAP KOKAINËN ARRESTON 28-VJEÇARIN SHQIPTAR