Të shtëna me armë në Tiranë, 19-vjeçari qëllon në ajër.

Një 19-vjeçar është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. Ai është Stivi Haka, i cili rreth orës 15:00 qëlloi në ajër me kallashnikov. Ngjarja ndodhi në rrugë “Coca Cola” në zonën e Nishtullës 3 dhe u raportua nga banorët. Policia identifikoi të riun dhe e arrestoi menjëherë. Atij iu sekuestrua kallashnikovi me 20 fishekë.

Artikulli paraprakTE HENEN/ 23 JANAR, MYFTIU I SHKODRES NE “STUDIO E HAPUR”
Artikulli tjetërBURRI DIGJET ME BENZINË, VDES NGA PLAGËT