Policia e Truqisë ka arrestuar një person, i cili qëlloi me armë para ambasadës së SHBA në Ankara disa orë pas atentatit ku mbeti i vrarë ambasadori i Rusisë.
Associated Press, duke cituar agjencinë e lajmeve turke Anadolu thotë se një person i armatosur me armë gjahu, të cilën e mbante të fshehur në pallon e tij qëlloi rreth 8 herë në ajër të martën në mëngjes. Por fatmirësisht agresori u vu nën kontroll nga rojet e sigurisë së ambasadës. Nga ky incident asnjë person nuk ka mbetur i lëndar. Ngjarja vjen vetëm pak orë pasi një polic qëlloi për vdekje ambasadorin e Rusisë në Turqi, Andrei Karlov. Autori i krimit pasi qëlloi ambasdaorin rus bëri deklarata që dënonin rolin ushtarak të Rusisë në Siri Ambasada tha se misionet e saj në Ankara, Stamboll dhe qytetin jugor Adana do të jenë të mbyllura për veprimtaritë normale të së martës.