Një person u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 shtatori” para Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës.

Shtetasi i plagosur, ende i paidentifikuar, mësohet se është qëlluar në këmbë pas një konflikti me persona ende të paidentifikuar.

Ai është transportuar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Dy personat e perfshire ne konflikt jane nga Lazarati dhe debati ka nisur ne nje lokal bastesh.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË PROKURORINE E SHKODRES.ANTON MARTINI TEK KRIMET E RËNDA, I BESOHEN DOSJE TË NXEHTA
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS 76 VJEÇARIN, JASHTË RREZIKUT PËR JETËN